Ferizaj.11.01.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim drejtorin e Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht kryetari Aliu, ka falënderuar Don Viktor Sopin për këtë vizitë, ndërsa ka falënderuar këta të fundit edhe për bashkëpunimin e deritanishëm me këtë organizatë.
E nga ana tjetër drejtuesit e Caritas Kosovës, e kanë uruar kryetarin Aliu, për mandatin e tij katër vjeçare, dhe i kanë ofruar bashkëpunim në fusha të ndryshme.