Ferizaj.18.01.2018 . Gjatë ditës së premte kryetari i Komunës, Agim Aliu, së bashku me nënkryetarin Naim Feratin, ka pritur në një takim kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj,Bashkim Hyseni i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por theks i veçantë ju kushtua edhe bashkëpunimit në mes organeve të drejtësisë siç është Gjykata Themelore, por Komunës së Ferizajt. Po ashtu kryetari Aliu, drejtuesit e Gjykatës Themelore i ka njoftuar në formë të detajuar edhe me zhvillimet që ka gjatë këtyre ditëve Komuna e Ferizajt.
E nga ana tjetër kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka uruar kryetarin Aliu, për postin e të parit të komunës, duke i ofruar edhe bashkëpunimin e nevojshëm në mes këtyre dy institucioneve.