Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Kemajl Emini i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Nadire Ymeri, kanë vizituara drejtues të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me ç’rast janë pritur nga shefi i shtabit të kësaj komande Arsim Shaqiri.
Me këtë rast drejtori Emini, është njoftuar nga afër më shumë shërbime që ofrohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të gjitha nivelet shëndetësore ferizajase, duke përfshirë QKMF-në, Spitalin IRShP-në, Policinë dhe FSK.