Këtë të martë, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, i shoqëruar edhe nga drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, drejtori i Urbanizimit Arbër Bytyçi, si dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Baltoni Dërguti, bashke edhe me zyrtarë të tjerë, janë takuar me Maria Berishaj -Sylejmani, këshilltare për çështje gjinore dhe përfshirja sociale në kuadër të aktivitete për Qeverisje të pronës nga USAID-i si dhe Liridon Shurdhani poashtu nga USAIDI.
Qëllimi i këtij takimi ishte një iniciativë e cila ka të bëjë me vlerësimin e kapaciteteve të Komunave partnere për të identifikuar dhe menaxhuar pronën e paluajtshme komunale dhe procedurat për dhënien e pronës komunale dhe për të përgatitjen e specifikacioneve teknike për hartën digjitale të komunave.