Komuna e Ferizajt dhe OJQ VoRAE ndajnë 10.000 Euro për nxënës të komuniteteve të shkolles fillore Ahmet Hoxha në Ferizaj.
Sot komuna e Ferizajt dhe OJQ Zëri i romëve, ashkalinjve,dhe egjiptasëve kanë nënshkruar një Memorandum Bashkpunimi për bashkëfinancimin e Qendrës së mësimit plotësues në shkollën fillore Ahmet Hoxha në Ferizaj,.
Në kuadër të ketij projekti do të përfitojn 70 nxënës të kësaj shkolle, 50 të komuniteteve dhe 20 nga komuniteti shumicë shqiptar. “Projketi si i tillë ka për qëllim përfshirjen e fëmijëve të pafavorizuar në arsimin e rregullt,të zvogëloj numrin e braktisjeve nga shkollat e rregullta, të rris suksesin e tyre në mësime dhe në mirëqenien e përgjithshme si dhe tē lehtësoj pjesëmarrjen e tyre në arsimin parafillorë, fillorë dhe të mesëm të ulët” ka thënë Asllan Kruezi, nënkryetar i Komunës për Komunitete në Ferizaj.