Ferizaj.03.04.2017 . Në një takim të mbajtur me drejtor të shkollave të mesme ,kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa ,ka njoftuar se gjatë vizitës në Itali ka arritur një marrëveshje që 90 maturantë pë 15 ditë do të vizitojnë Italinë dhe të shohin edhe mundësitë për studime. “Gjatë vizitës në Itali,në takime me Don Sandro Shaboletën, mikun e ferizajasve, kemi arritur një marrëveshje që 90 maturant të Ferizajt të vizitojnë Italinë nga 11 deri më 25 Qershor. Gjatë kësaj kohe ata do të vizitojnë vende të ndryshme, kolegje dhe Universitete të njohura të Italisë. Është kjo një mundësi e mirë që maturantët tanë të njoftohen edhe për mundësi të studimeve në drejtime deficitare apo në Universitete me traditë” ka thënë Svarqa në këtë takim. Me këtë rast Svarqa ka bërë të ditur se shpenzimet e udhëtimit do të paguhen nga Komuna e Ferizajt ndërsa shpenzimet e qëndrimit për 15 në Itali do të paguhen nga organizatori, nën përkujdesjen e Don Sandro Shaboletës. “Numri i maturantëve të cilët do të jenë përfitues të këtij ekskursioni do të jetë proporcional me numrin e maturantëve nëpër shkolla. Por kërkoj nga drejtorët e shkollave që përfitues të jenë vërtetë nxënësit që e meritojnë” ka thënë Svarqa.