Ferizaj

Komuna e Ferizajt apelon te qytetarët vullnetmirë. Kujdes, verifikoni të strehuarit, ka edhe keqpërdorues

By FerizajPress

November 29, 2019

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, apelon tek të gjithë qytetarët vullnetmirë dhe bizneset ferizajase që kanë hapur dyert e shtëpisë për strehimin e bashkëkombasve nga Shqipëria, që të bëjnë verifikimin e të strehuarve, duke u mbështetur në dokumentacionet që lëshohen në kufi, siç është kartoni nga Kryqi i Kuq, për faktin se është evidentuar strehimi i banorëve që nuk janë të prekura nga tërmeti, gjegjësisht shtetas të Republikës së Shqipërisë që kanë abuzuar me solidaritetin e strehimin e ofruar nga familjet ferizajase.

Vullneti i qytetarëve ferizajas, që u shpreh me një solidaritet të pashoq për disa ditë me radhë, arriti që të grumbulloj mijëra pako ushqimore e veshmbathje, si dhe strehim të banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.