Bashkëqytetarë!
Ditëve të fundit keni shtuar daljet e lëvizjet në sheshe e rrugë të qytetit! Kjo është e gabueshme Virusi COVID-19 këtë muaj ka ditët vendimtare për tu shfaqur apo për tu zhdukur nga ne!
Ju lutemi qëndroni në shtëpi! Ju nuk duhet të bëheni shkaku i shpërthimit epidemik. Deri më tani kemi dhënë shembull sesi dëgjohen e respektohen këshillat e masat e profesionistëve.
Një pyetje që me patjetër buron në këtë situatë: Cila është përgjegjësia dhe si do të ndiheshit po të infektonit familjen, shoqërinë e rrethin me virusin që kudo në botë po shënon mijëra vdekje?!
Ju lutemi, është koha e fundit për të kapërcyer rrezikun, duke mbrojtur veten e kufizuar vetëm për nevoja të domosdoshme daljet e qarkullimin.
Ne besojmë në JU, ju ditët të tregoni pjekuri e vetëdije të lartë qytetarë përgjatë gjithë këtyre ditëve kanë mbetur edhe ca ditë, mos ta rrezikojmë askend.