Pas lëshimit në qarkullim të nënkalimit dhe interesimit të madh të qytetarëve për ta vizituar nga afër, shumë biznese kanë shfrytëzuar këtë që të reklamojnë edhe bizneset e tyre.
Për këtë Komuna e Ferizajt ka dal më një njoftim se ndalohet vendosja e e reklamave pa leje.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Ferizajt
NJOFTIM
Njoftohen qytetarët ferizajas, se ndalohet vendosja e pllakateve e materialeve tjera promovuese në nënkalimet e qytetit dhe në hapësira tjera ku ndalohet vendosja e materialeve të tilla, në të kundërtën konform rregullativës ligjore në fuqi, vendosja e tyre si edhe e reklamave tjera pa leje, do të trajtohen si subjekt për të cilën do të aplikohet gjoba nga ana e Inspektoratit të Komunës.