Lajme

Komuna e Drenasit në aksion të gjerë për mirëmbajtjen e rrugëve

By FerizajPress

January 08, 2017

Po ashtu Komuna ka caktuar edhe organ mbikëqyrës për secilin operator, dhe ka në dispozicion numrat e kontaktit që mund të kontaktoni për të paraqitur rastet e juaja emergjente.

Ja njoftimi i plotë:

“Ndonëse këto ditë të ftohta, është shumë e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat e juaja, megjithatë operatoret ekonomik janë terë kohën ne terren për të bërë rrugët e kalueshme. Komuna e Drenasit, kërkon nga qytetarët që të përdorin mjetet dimërore për vetura, dhe të ju shmangen këto ditë, lëvizjeve të panevojshme, ngase në këto temperatura të ulëta, as kripa e hedhur në rrugë, nuk e ka efektin e duhur. Kompanitë e kontraktuar, që nga nata e 4 janarit, janë ne terren për të pastruar boren në rrugët kryesore, atyre dytësore dhe i janë përgjigjur kërkesave të banorëve, sidomos rasteve emergjente.  Fshatrat me të thella, vazhdojnë të kenë probleme në rrugë, pasi që sasia e bores është më e madhe, por përgjithësisht rrugët janë të kalueshme. Për loton e parë, organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, dhe ju qytetarë mund të kontaktoni ne këtë numër për të paraqitur kërkesat e juaja; 044-303-699, ndërsa për loton e dytë, organ mbikëqyrës është Fitim Veliqi me numër të telefonit; 044-253-026. Të dhënat e detajuara për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, organit mbikëqyrës dhe numrat e kontaktit, Komuna e Drenasit i ka bërë në dhjetorin e vitit të kaluar, përmes rrjetit zyrtar të Facebook-ut dhe medieve, mirëpo për hir të kërkesave të shumta të qytetarëve, po ju njoftojmë edhe një herë. Operatori Ekonomik për loton e parë është “Fer Petrol”, dhe kjo kompani do të mirëmbajë rrugët në qendër të qytetit; (Lagja e Feronikelit) Drenas I, II (Çikatovë e Re) III, Poklek i Ri, Poklek i Vjetër, Shtrubullovë – lagja e Vërmicëve, Krajkovë (deri në Poterkë), Vasilevë, Korroticë e Epërme, Zabel i Epërm, Sankoc, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Nekoc, Kizhnarekë, Komorani ( I, II, III dhe IV), Llapushnik, (Poterk, Vukoc, Llapushnik), Arllat, Bytyç, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë. Operatori Ekonomik për loton e dytë është N.N “Shkëmbi”, dhe do të mirëmbajë rrugët në; Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme. Komuna e Drenasi falënderon të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar ngushtë me organet mbikëqyrëse dhe operatorët ekonomik”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

.