Ferizaj

Kompozitori ferizajas, Vinçenc Gjini – nderohet me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”

By FerizajPress

October 07, 2020

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” i është dhënë kompozitorit Vinçenc Gjini, me motivacionin “Profesionist i shumanshëm dhe me kontribute të shquara gjysmëshekullore në muzikë, me vështrim kozmopolit.

”Valton Beqirit iu dha çmimi për vepra vokalo-instrumentale për veprën “Rrugëtimi”, e cila e trajton motivin e qëndresës përmes larmisë muzikore të etnosit shqiptar;

Kreshnik Aliçkajt iu dha çmimi për veprën “Koncert” për kitarë dhe orkestër, me motivacionin e krijimit të marrëdhënies dinamike mes instrumentit dhe orkestrës, në fushën e veprave orkestrale-simfonike dhe koncertale;

Për vepra kamertale, çmimi iu nda Drinor Zymberit për veprën “Trance” për orkestër harqesh, për kompaktësinë dhe gjetjen kompozicionale;

Çmimi për vepër korale iu dha Hajrullah Sylës për veprën “Ubi Caritas” për kor miks me motivacionin e evidentimit të thelbit antifonal të krijimit përmes strukturave kompozicionale të thjeshta dhe emocionale;

Dhe çmimi për veprat solistike dhe duo iu dha kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “Discantus” për risjelljen e stilit mesjetar të të kënduarit në kohën moderne duke zbuluar tingëllimat e reja.