Ferizaj

Kompletohet infrastruktura në rrugën “Sali Çekaj”

By FerizajPress

April 24, 2020

Një rrugë sipas standardeve më të larta infrastrukturore, pa asnjë dyshim mund të quhet edhe rruga “Sali Çekaj” që sapo u asfaltua shtresa e dytë. Me sinjalistikën e nevojshme, cilësinë e ndërtimit të rrugës e nyjet tjera infrastrukturore edhe kjo arterie e rëndësishme në qytet u përfundua.

Ky rrugë që u inspektua sot nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, gjen frekuentim pranë Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj, por edhe dhjetëra objektesh shumëkatëshe banimi kolektiv në këtë anë, është investim i Komunës së Ferizajt, e cila shtrihet në një gjatësi prej afro 1.5 kilometra.