Ferizaj.21.01.2018. Bora që po bie edhe ditën e dytë pa ndërprerë në shumë pjesë të qytetit dhe nëpër fshatra po vështirëson komunikacionin. Por në një situatë të tillë shumë kompani private të komunës së Ferizajt kanë shprehë gatishmërinë që të ndihmojnë në hapjen e rrugë.
“Në këtë situatë tani dy ditët e fundit janë lajmëruar disa kompani private të komunës së Ferizajt që të ofrojnë makineritë e tyre për pastrimin e rrugëve. Momentalisht të gjitha rrugët në Komunën e Ferizajt janë të kalueshme. Në këto orë të vona nëpër rrugë janë shumë makineri të cilat po largojnë borën e cila vazhdimisht po bie . Falënderoi kompanitë që pa asnjë hezitim kanë ofruar ndihmën e tyre” ka thënë Arben Halili, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë.