Ferizaj

Kompanitë hungareze shfaqin interesim për trajtimin e ujërave të zeza

By FerizajPress

June 27, 2017

Ferizaj.27.06.2017. Kompanitë hungareze shfaqin interesim për trajtimin e ujërave të zeza dhe problemeve të tjera ambientale në komunën e Ferizajt Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka pritur sot në një takim disa përfaqësues të kompanisë hungareze BioFive të cilët kanë shfaqur interesimin e tyre për të investuar në komunën e Ferizajt rreth trajtimit të ujrave të zeza dhe problemeve tw tjera tw natyrws ambientale. Me këtë rast kryetari i komunës u ka dhënë disa informacione këtyre përfaqësuesve lidhur me zhvillmin e Ferizajt ndër vite. Ai u ka dhënë infromacione të shumta për infrastrukturën e Ferizaj dhe nevojat për investime. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se kryetari i komunës ka pasur disa takime edhe me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë për shumw projekte, ndërsa në veçanti për trajtimin e ujrave të zeza e që kanw një kosto rreth 20 milionë euro. Trajtimi i ujërave të zeza është menduar të realizohet përmes kredive të buta të cilat i përkrahë qeveria hungareze , pastaj është biseduar edhe per nevojën e investimeve për rregullimin e transporti urban po ashtu përmes kësaj forme bëri të ditur kryetari Svarqa për përfaqësusit e kompanisë BioFive. Gjatë këtij takimi është potencuar se edhe trajtimi i mbeturinave duhet të merret me seriozitet, ndërsa po kërkohet një kompani që të gjitha këto punë do t’i trajtojë me përgjegësi. Kryetari i komunës Svarqa ka shpjeguar në këtë takim se komuna do të ofrojë mjaft lehtësira nëse arrihet marrëveshja për një bashkëpunim të tillë. Komuna për ju do të mund të ofrojë infrastrukturën përcjellëse dhe ndihmë për të gjitha procedurat që u duhen si dhe tokën ku do të planifikohet ndërtimi i objektit e cila mund të jepet në shfrytëzim për 99 vite sipas ligjeve në fuqi. Komuna ju garanton se nuk do të ballafaqoheni me asnjë pengesë, shantazh apo ndonjë problem të tillë gjatë kryerjes së propcedurave u thënë kryetari Svarqa afaristëve nga Hungaria. Ai po ashtu ka njoftuar se komuna e Ferizajt ka qenë përfituese edhe e projekteve të tjera të cilat kanë të bëjnë më fizibiletetin në rajone të ndryshme.