Lajme

Kompanitë e sigurimeve nuk ngopen me para, dalin me një ide të re për zhvatjen e qytetarëve

By FerizajPress

August 22, 2018

Besarb Blakaj, anëtar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që të vendos rregulla për të gjitha ata që nuk i regjistrojnë automjetet deri në 7 ditë vonesë, t’iu shqiptohet gjobë 200 €, 7 deri në 15 ditë 500 €, 15 deri në 30 ditë 1,000 €, si dhe mbi 30 ditë vetura konfiskohet dhe dërgohet për shkatërrim.

‘Ministrisë se Punëve të Brendshme i rekomandojmë:

-Rritjen e dënimeve për mos regjistrim të automjetit dhe atë: deri në 7 ditë vonesë, t’iu shqiptohet gjobë 200 €, 7 deri në 15 ditë 500 €, 15 deri në 30 ditë 1,000 €, si dhe mbi 30 ditë vetura konfiskohet dhe dërgohet për shkatërrim.

-Gjobat e grumbulluara nga mos regjistrimi i automjeteve të barten në Fondin e Kompensimit, i cili funksionin në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimeve për mbulimin e dëmeve pikërisht nga automjetet e pasiguruara”, ka thënë ai.

“Ministrisë së Financave i rekomandojmë:

-Dërgimin e menjëhershëm të ligjit mbi të ardhurat e korporatave në Kuvendin e Kosovës për aprovim, ku edhe kompanitë e sigurimeve të trajtohen të barabarta me të gjitha kompanitë e tjera ne vend dhe të tatohen mbi fitimet reale e jo me tatim në qarkullim

-Alokimin e të gjitha mjeteve që i kanë në dispozicion për ndihmesë ndaj popullatës nga katastrofat natyrore, e te cilat sigurohen nga kompanitë e sigurimeve, tek një fond i veçantë, ku ne si Industri do ta merrnim rrezikun shumëfish më të madh për ta siguruar se sa vet mjetet në dispozicion. Nëse Ministria i ka në dispozicion 10 milionë euro në vit për këto çështje, nëse do të liheshin nën menaxhim të kompanive të sigurimeve ky fond do të shumëfishohej në mbulimin e dëmeve minimum deri ne 100 milionë euro.

-Ndarjen urgjente te fondit të shtetit për sigurimin e të gjitha aseteve të shtetit, në këtë formë taksapaguesve do t’u kushtonte shumë me pak në rast të dëmtimeve të ndryshme

-Urdhëresë obligative ndaj shpërndarësve të rrjetit elektrik për sigurimin e përgjegjësisë”, ka shtuar Blakaj.

19 vjet pas luftës Kosova vazhdon të mbetet shteti i vetëm në Evropë pa liri të qarkullimit me automjete, njësoj si vendet e tjera. Ngasësit më të varfër të Evropës po vazhdojnë t’i paguajnë më së shtrenjti policat e sigurimit për qarkullim. Si dhe bashkëqytetarët nga diaspora, që me mall presin çdo ardhje në vendlindje, do të vazhdojnë t’i kalojnë të gjitha shtetet me Kartonin e Gjelbër, vetëm me të hyrë në Kosovë do të detyrohen të paguajnë. Të gjitha paratë e marra nga veturat që hyjnë në Kosovë, i marrin kompanitë e Sigurimeve. /insajderi/