Pas reshjeve dhe stuhisë së natës së mbrëmshme, pa dëme nuk shpëtoi as Spitali Rajonal i Ferizajt.
Dëmtime më të mëdha u shkaktuan në repartin e Kirurgjisë dhe atë të Gjinekologjisë. Nga breshëri i madh që ra mbrëmë, kulmi i këtij objekti pësoi dëmtime të mëdha dhe si rrjedhojë filloi të pikonte çatia e Spitalit.
Por, falë vullnetit të mirë dhe zemërgjerësisë së biznesmenëve ferizajas, z. Blerim Hyseni dhe Azem Shahini, pronarë të kompanisë “BAVARIA” kanë filluar të rregullohen këto dy reparte. Të gjitha këto punë , kompania Bavaria është duke i kryer në baza vullnetare, pa asnjë kompensim për materialin dhe punën e kryer.