Ferizaj

Komitetit të Auditimit i dorëzon kryetarit Aliu rekomandimet

By FerizajPress

December 28, 2018

Ferizaj.28. 12. 2018. Gjatë ditës së sotme, përmes një konference për media, kryesuesi i Komitetit të Auditimit, Medain Hashani ka bërë publik një raport përmbledhës të të gjeturave dhe rekomandimeve për Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në fushën e financave, përkatësisht menaxhimit e kontrollit financiar.

Hashani në këtë konferencë për media, njoftoi se ky mekanizëm i rëndësishëm për kontrollin financiar në nivel lokal ka bërë analizat e nevojshme në fushat përkatëse, me ç ‘rast është evidentuar në tërësi e gjithë gjendja në sektorët komunal dhe nisur nga kjo edhe janë përpiluar rekomandimet për Kryetarin e Komunës, në mënyrë që të zbatohen gjatë vitit 2019.

“Pas funksionalizimit të Komitetit të Auditimit, prej 02.11.2018 deri me 28.12.2018 janë mbajtur 4 takime të rregullta dhe janë shqyrtuar objektivat për vitin 2019. Para se të ndërtohen objektivat e komitetit është bërë analiza detale e raportit të auditimit të jashtëm për vitin 2017 të publikuar nga ana e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Edhe pse koha ka qenë mjaft e shkurtër, janë trajtuar me përpikëri gjetjet dhe rekomandimet të cilat janë dhënë nga ana e audituesve të jashtëm për Komunën e Ferizajt” tha kryesuesi i Komitetit të Auditimit, Medain Hashani,

Hashani më tutje shpalosi rekomandimet për Kryetarin e Komunës e të cilat përfshijnë: regjistrimin e saktë të të gjitha pronave komunale dhe kërkesën që të bëhet vlerësimi tyre; rekomandimin që të bëhet rivlerësimi i pronave private nga ana e Drejtorisë së Financave në aspektin e vlerës në të cilën llogaritet tatimi në pronë pasi që tatimi në pronë si burim kryesor i të hyrave vetanake është mjaft i vogël në raport me pronat të cilat janë në Komunën e Ferizajt, të krijohet Sistemi informativ i kontabilitetit në Drejtorinë e Financave, të planifikohet blerja e një softweri, në mënyrë që Drejtoria e Financave të ketë informata financiare për të gjitha drejtoritë komunale dhe matjen e performancës së sektorit të tatimit në pronë për inkasimin e të hyrave në bazë të viteve, të merret vendim për ndërtimin e një strategjie për mbledhjen e llogarive të arkëtueshme të cilat janë mjaft të larta pasi që në fund të vitit 2017 janë 8.060.640.00 €, të rishqyrohen kontratat e qirasë për pronat komunale dhe të merret për bazë vlera e tregut për çmimet e kontratave; të kërkoj nga Drejtoria e Urbanizmit që në tremujorin e parë të vitit 2019 për inkasimin e të arkëtueshmeve për lejet ndërtimore e lëshuara me këste dhe në rast të mos inkasimit të këtyre të arkëtueshmeve të revokoj ato leje ndërtimore dhe të inicoj procedurat përmbarimore; të planifikoj një strategji për analizimin e të gjitha detyrimeve kontigjente dhe aseteve kontigjente për të gjitha kontestet të cilat i ka Komuna e Ferizajt si dhe të kërkoj nga Zyra e Prokurimit që gjatë vitit 2019 të jetë më azhure në implementimin e rekomandimeve të dhëna nga ana e Zyrës Kombëtare të Auditimit