Ferizaj.22.02.2018. Në fillim të kësaj mbledhje, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Kristina Gashi-Bytyçi, anëtarët e këtij komiteti i ka njoftuar në mënyrë të detajuar me pikat e rendit të ditës, por edhe me dy pikat shtesë që u propozuan në këtë mbledhje, e që ishte propozim- vendimi për Planin e Punës së Kuvendit Komunal, si dhe propozim-vendimi për shkurtimin e buxhetit për investimet kapitale për mbulimin e shpenzimeve të operatorëve ekonomik për projektet e vitit 2017. Të dyja këto pika të rendit të ditës u diskutuan gjerë e gjatë nga anëtaret e KPF-së, por në fund që të dyja u futën në rendin e ditës për t’u diskutuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet javën e ardhshme. Në këtë mbledhje u diskutua edhe propozim – vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për propozim – vendimin për formimin e Komisionit Vlerësues të Ofertave për Dhënien e Pronës të Paluajtshme të Komunës, propozim – vendimi për formimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në Procedurën e Dhënies në Shfrytëzim të Pronave të Paluajtshme të Komunës. Në këtë mbledhje drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, pati një propozim-vendim për themelimin e vendgjuetisë së përbashkët në Komunën e Ferizajt, e cila po ashtu mori votat unanime që të kaloj për diskutim në mbledhjen e KK-së, si dhe bëri edhe propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëminë e bujqësisë. Po ashtu u morë vendim edhe për shfuqizimin e vendimit 01 Nr. 101 të datës 12.05.2017 me të cilën i është dhënë në shfrytëzim prona komunale, Kompanisë “DORANOVA OY”. Ndërsa drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit, Sabri Murseli, dha edhe disa propozim-vendime për shpalljen e të interesit të përgjithshëm të pronave shoqërore të cilat janë nën menaxhimin e AKP-së, por edhe për disa prona të cilat janë nën menaxhimin e ekonomisë pyjore. Nga ana tjetër drejtoresha e financave Sebahate Ajeti- Sadiku, ka bërë publike edhe propozim – vendim për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2017 në vitin 2018. Në fund të mbledhjes u diskutuan edhe për dy propozim-vendime për dy ngastra kadastrale si dhe propozim – vendimi për Miratimin e Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptias në Komunën e Ferizajt 2017-2021. Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet të martën me datën 27 shkurt, duke filluar nga ora 10:00.