Ferizaj

Komiteti për Politikë dhe Financa ka diskutuar pikat e propozuara nga ekzekutivi komunal

By FerizajPress

August 26, 2022

Gjatë ditës së sotme Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka diskutuar pikat e propozuar për kuvend, nga ekzekutivi komunal. Në këtë mbledhje kanë marr që pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në fillim të kësaj mbledhje Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, anëtarëve të KPF-së, ju ka propozuar që në mbledhjen e kuvendit të bëjnë edhe shqyrtimin e peticionit të qytetarëve dhe klubeve sportive për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit i cili ka arritur gjatë këtyre ditëve. Ky propozim u miratua një zëri që të diskutohet në kuvend.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, para anëtarëve të KPF-së ka bërë propozim- vendimin për miratim të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave. Ai ju ka thënë këtyre të fundit se kjo rregullore ka kaluar edhe përmes konsultimit me publikun dhe është kompletuar në mënyrën e duhur. Anëtarët e KPF-së vendosën që për këtë rregullore të diskutohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli në këtë mbledhje ka bërë dy propozim-vendimet për shpalljen në interes të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale në Neredime të Ulët, 1050-0 dhe 1049-0 me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1111-0 dhe 1738-0 Z.K. Nerodime e Ulët, pronë e Komunës së Ferizajt, si dhe propozim – vendimin paraprak për këmbim, shpallet interes i përgjithshëm pjesa e ngastrës kadastrale; 489-7 Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 489-9 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt e destinuar për Stacionin e autobusve.

Drejtori, Murseli po ashtu ka bërë edhe propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesëve të ngastrave kadastrale 228-2 dhe 232-2 Z.K. Prelez i Muhaxherëve.

Nga ana tjetër, drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtarëve të KPF-së ka paraqitur raportin financiar për periudhën Janar – Qershor 2022, si dhe raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Ferizajt për vitin 2021.

Drejtori i Drejtorisë së Arsim Afrim Llabjani, ka bërë propozim – vendimin për emërimin e dy anëtarëve të komisionit përzgjedhës nga Kuvendi i Komunës për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave, si dhe ka dhënë edhe një informatë nga Drejtoria e Arsimit në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2021-2023.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 gusht duke filluar nga ora 10:00.