Lajme

Komisioni raporton të premten para Qeverisë për matjen e territorit

By FerizajPress

March 01, 2017

Kryeministri Isa Mustafa dhe kabineti i tij qeveritar të premten në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të thirrur për në orën 17:00, do të pranojnë për shqyrtim raportin faktografik të të gjeturave të Komisionit të ekspertëve për Matjen e Territorit, raporton Gazeta Express.

I njëjti raport, bashkë me propozimet shtesë (në rast se ka) do t’u dorëzohet anëtarëve të Qeverisë për shqyrtim, për t’u hapur rrugë për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, javën që vjen.

Kjo është pika më e rëndësishme e rendit të ditës për mbledhjen e 135-të të Qeverisë, e thirrur për ditën e fundit të punës për këtë javë.