Ferizaj

Komisioni për Hartimin e Akteve Juridike të Komunës ka mbajtur takimin e parë

By FerizajPress

June 21, 2018

Ferizaj.21.06.2018. Gjatë ditës së sotme Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka mbajtur takimin e parë me komisionin për hartimin e akteve juridike të komunës.

Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e këtij komisioni, por edhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murtai-Shabani si dhe Bashkim Haxhimusa përfaqësues sportit në Ferizaj. Në këtë takim është diskutuar për Draft Rregulloren për Shfrytëzimin e Objekteve Sportive Publike e cila tashmë ka dal edhe në diskutim publik i cili do të mbahet me datën 28 qershor në sallën e Kuvendit të Komunës. U bë e ditur se ky komision do të ketë takime të rregullta dhe do të shqyrtohet çdo rregullore para se të aprovohet në Kuvendin e Komunës. Anëtarë të për Hartimin e Akteve Juridike të Komunës janë: -Kristina Gashi Bytyçi-Kryesuese e Komisionit -Albulena Topalli -Elbasann Osmani -Faruk Guri -Flamur Istrefi -Bekim Ademi -Ali Halimi -Arton Gavazi