Lajme

Komisioni Evropian ‘njeh’ Çështjen Çame

By FerizajPress

September 28, 2016

Ka qenë komisioneri Johahens Hahn, i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.

Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe Çështjen Çame.

Deputetja e nis që nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Konventën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe protestën e zhvilluar gjatë vizitës së ministrit grek në Tiranë. Në fund, eurodeputetja e Demokracisë së Re i adreson dy pyetje Komisionerit Hahn.

“A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë? – A do të marren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë”?”, pyeti eurodeputetja greke.

Përgjigjja e komisionarit Hahn ishte shumë e qartë.

.