Lajme

Komisioni Evropian: Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova ka plotësuar kushtet 

By FerizajPress

May 02, 2016

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë zyrtarja për informim Mina Andreeva, për zëri.info.

Madje sipas saj, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva duke shtuar se “rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar”.

Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave.

Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva për zëri.info.