Lajme

Komisioni Evropian: Kosova nuk mund të krahasohet me Kataloninë

By FerizajPress

October 05, 2017

“Kur të marrim letrën do t’i përgjigjemi asaj. Ju mund të jeni të sigurt se përgjigja jonë do të jetë e përgatitur dhe e paraqitur mirë. Kështu ndodhë gjithmonë, nuk e kuptoj se çfarë do kishte tjetër në këtë rast”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Alexander Winterstein.Komisioni Evropian në një deklaratë për ‘Tanjug’ ka hedhur poshtë akuzën se ishte një rast i standardeve të dyfishta në vlerësimin e tyre se ‘rasti i Kosovës dhe Katalonisë nuk mund të krahasohet’, transmeton lajmi.net.Në një shpjegim shtesë, burimet e Komisionit Evropian për këtë medie, theksojnë se në rastin e Spanjës, BE drejtohet nga i ashtuquajturi ‘Doktor i Prodit’ sipas të cilit Bashkimi nuk ndërhyn në çështjet e brendshme kushtetuese të shteteve anëtare.Sipas përfundimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në vitin 2008 del se Kosova është një rast ‘sui generis’ dhe në atë kohë u ra dakord për një përgjigje të përbashkët ndaj Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq njoftoi se në javën e ardhshme gjatë vizitës së saj në Bruksel, do të dorëzoj një letër zyrtare nga autoritetet serbe ku do të kërkohet përgjigje në lidhje me qëndrimin e Komisionit Evropian në rastin e Katalonisë dhe Kosovës.