Sport

KOMIKE: Sportingu e shkarkon serbin Mihajloviç vetëm 9 ditë pasi nënshkroi me të

By FerizajPress

June 27, 2018

Sportingu i Lisbonës e ka marrë një vendim totalisht të papritur. Portugezët kanë shkarkuar trajnerin Sinisa Mihajlovic, vetëm 9 ditë pasi e emëruan trajner, përcjellë “Lajmi.net”. 71% e anëtarëve të bordit në klub, kanë dalë kundër kryetarit Bruno de Carvalho, i cili e kishte emëruar Mihajlovicin. Kësisoj, shumica ishte kundër serbit, andaj erdhi edhe shkarkimi i papritur. “Sky Italia” raporton se Mihajloviç nuk është informuar ende zyrtarisht për vendimin. /Lajmi.net/