Editorial

Kombin Shqiptarë nuk ka kufij që mundë ta ndajë ndërmjet veti

By FerizajPress

December 05, 2017

Shqipëria Etnike nuk pranon Përcaktime të kufijve me fqinjët e saj në këtë formë siç po tentohet të ndodhë Demarkacioni ndërmjet Kosovës e Mali të Zi që vazhdon të mbajë të okupuara tokat e Shqipërisë Etnike .

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (29 Korrik 1913) e cila ja dhuroi fqinjëve malazez padrejtësisht pjesën më të madhe të Malësisë së Madhe, kurse tash fatkeqësisht nga disa lider shqiptarë të pa ndërgjegjshëm kanë nënshkrua marrëveshje duke i dhuruar prapë tokë Mali të Zi .

Kjo është dy herë Tradhti e para duke pranuar dhe legjitimuar Konferencën e Londrës 1913 dhe e dyta duke nënshkruar me dorë të vet prapë mi dhanë tokë Malit të Zi nga Kosova Martire. Qeveritë apo liderët politikë shkojnë e vinë po toka e Shqipërisë Etnike e larë me gjak historikisht nuk pranon të ndryshojë dhe do të kërkojmë ta mbrojmë me çdo çmim. Nuk mundë të pranojmë apo arsyetojmë veprimin e gabuar të një ish Kryeministri apo Qeverie në dëme të tokave Shqiptare.

Evropa duhet ti heqë vizat për Shqiptarët në Kosovë pa kushte . Kombi Shqiptarë si pasardhës Pellazgo-ILIRË është themelues i Qytetërimit Evropian e të mbetet i ndarë padrejtësisht dhe i izoluar është kundërthënie logjike nga ana e Evropës sot.

Shqipëria Etnike do të Bëhet me kufijtë etnikë realë , nuk ka kufij që i ndajnë Shqiptarët ndërmjet veti.

Hyzri Salihu Koordinator i FBKSH,së Shqipëri Etnike-Mërgatë 04.12.2017