Sport

Kombëtarja e Kosovës U-17 sot udhëtoi për në Hungari ,në mesin e 20 futbollistëve është edhe Futbollisti i Ferizajt Leard Sadriu

By FerizajPress

October 07, 2017

07 tetor – Kombëtarja e Kosovës U-17 sot udhëtoi për në Hungari, ku do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese për kampionatin evropian Anglia 2018. Kosova është në grup me Hungarinë, Uellsin dhe Holandën. Para nisjes, përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh:” Jemi të vetëdijshëm se kemi në grup jashtëzakonisht të fortë, me skuadra cilësore siç është Holanda e Hungaria, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi paraprakisht. Jemi munduar të mbledhim një grup më të mirë të mundshëm të futbollistëve në këto momente si dhe jemi përgatitë aq sa kemi mundur.”.

Lista e ekspeditës

Auron Hoxha(Trepça 89)Dorant Ahmetaj (FC Prishtina)Dionis Marovci (FC St. Gallen)Robert Rrahmani ( Trepça 89)Leard Sadriu (Ferizaj)Hajdin Salihu Sh. f MK)Dorian Osmanollaj (Frortuna Duzeldorf)Arian Berisha (Borussia Dortmund)Endrit Demolli (KF Flamurtari)Blendi Morina (KF Besa)Endrit Aliaj (FC Dietekon Cyrih)Florian Hysenaj (Laussane –Zvicer)Valon Zumberi (HSV Hamburg)Leonardo Uka (GSC Grasshoprs)Gentrit Oluuri (KF 2 Korriku)Adonis Aliu (2 Korriku)Qënxdxrim Zyba (FC Prishtina)Muhamet Hyseni (ShF MK)Albin Prapashtica (2 Korriku)Bajrush Osmani (HSC Hombrucher)

Përzgjedhës: Besnik Kollari

Trajneri: Fadil Berisha

Trajneri i portierëve: Bahri Berisha

Mjeku: Gëzim Murseli

Fizioterapeuti: Gëzim Zogu

Menaxheri i ekipit: Rinor Havolli