Sport

Kombëtarja e Brazilit vendos për të ardhmen e trajnerit Tite

By FerizajPress

July 09, 2018

Federata e Futbollit të Brazilit ka vendosur që postin e trajnerit t’ia vazhdojë ende 57 vjeçarit. Tite do të udhëheq Brazilin edhe në botërorin e vitit 2022 që mbahet në Katar. Trajneri Tite do t’i ketë disa ditë për ta menduar vendimin e tij, por ai ndan dëshirën e njëjtë për ta udhëhequr ekipin kombëtar drejt triumfit në Kupën e Amerikës që do të mbahet në Brazil./Lajmi.net/