Ferizaj

Komandanti i Trafikut në Ferizaj e zëvendëson komandantin në Lipjan

By FerizajPress

July 09, 2025

Komandanti i Trafikut në Ferizaj, Brahim Shatrolli, është bërë drejtor i stacionit policor në Lipjan.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi në Lipjan u arrestuan pesë zyrtarë policorë, të cilët janë arrestuar pasi dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, njofton Klankosova.tv.

Shatrolli e ka mbajtur pozitën e komandantit të Trafikut në Ferizaj tash e katër vjet, ndërsa nesër  pritet që i njëjti ta zë pozitën e komandantit Argjend Gashi.