Pas vizitës së djeshme të Komandantit të KFOR-it që I bëri komunës së Ferizajt, Komanda e KFOR-it ka lëshuar një komunikatë ku ka përgëzuar kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa për angazhimin dhe vullnetin e mirë për bashkëpunim dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira që ekzistojnë në mes KFOR-it dhe Komunës së Ferizajt.
Komunikatën lëshuar nga komanda e KFOR-it mund ta lexoni të plotë në vazhdim:
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua me Kryetarin e Ferizajt, z Muharrem Svarqa.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjendja aktuale socio-ekonomike dhe situata e sigurisë në Kosovë me fokus të veçantë në pjesën lindore të rajonit. Major General Miglietta përgëzoi z Svarqa për angazhimin e tij dhe vullnetin e mirë për të dyja palët që po bëjnë për të ruajtur dhe për të rritur marrëdhëniet tashmë shumë të mira që ekzistojnë mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe Komunës.
Nga ana tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa , ka vlerësuar tejet lart kontributin e KFOR-it që po jep në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë popullin e Kosovës.
“Prania e KFOR-it është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe për stabilitetin e rajonit”, tha kryetari i komunës.
Gjatë takimit General Miglietta tha se KFOR-i është i angazhuar që për të bashkëpunuar me autoritetet lokale dhe aktorëve ndërkombëtare për të përmirësuar situatën e sigurisë.
Vizita e komandantit të përgjithshëm të KFOR-it General Miglietta,ishte në kuadër të vizitave të rregullta që po bënë me të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës.