Sport

Kolumbianët që humbën penalltitë mbrëmë ndaj Anglisë, kërcënohen me vdekje

By FerizajPress

July 04, 2018

Mesazhe tejet të ashpra që shënjestronin Mateus Uribe dhe Carlos Baccan nisën të shfaqeshin brenda pak minutave pasi Kolumbia u eliminua nga Kupa e Botës, pas ekzekutimit të penalltive.

Goditja e Uribes u ndal nga traversa, ndërsa ajo e Baccas u shpëtua nga portieri i Anglisë, heroi i ndeshjes Pickford. Postimet e pazakonta, shumica e të cilave kundër Baccas, pasi humbja e tij u vlerësua si “më e keqja”, paralajmëronin futbollistët se do të ishin të vdekur, e madje edhe u bënin thirrje të vetëvriteshin, nëse do të ktheheshin në vendin e Amerikës Jugore. Mesazhet kërcënuese u bënë pavarësisht hetimit policor ndaj kërcënimeve të mëhershme për vdekje ndaj lojtarit kolumbian, Carlos Sanchez, i cili u largua me karton të kuq pas vetëm 3 minutash në ndeshjen hapëse kundër Japonisë. Shumë tifozë të apasionuar, gjithsesi shfrytëzuan rastin të kujtonin se dje ishte 24-vjetori i vdekjes së Andres Escobar, një mbrojtës kolumbian që u qëllua për vdekje pasi shënoi një autogol që eliminoi Kolumbinë nga Kupa e Botës së vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara.