Të udhëhequr nga James Rodriguez, Kolumbia ka arritur të mposht Poloninë 0-3, për fitoren e parë në botërorin e Rusisë. Golin e parë të ndeshjes Kolumbia e shënoi në minutën e 40’, kur mbrojtësi Mina realizoi me kokë pas një harkimi nga James Rodriguez. Në minutën e 70’, Kolumbia shënoi edhe golin e dytë, kur realizoi sulmuesi Radamel Falcao. Minuta e 75’ solli sërish në skenë James Rodriguez, që bëri një asistim fantastik për Cuadradon, që realizoi për 0-3. Xhiroja e fundit do të përcaktojë se cilat kombëtare do të shkojnë tutje, me përballjet Kolumbi – Senegal dhe Japoni – Poloni./Lajmi.net/