Cristiano kushtonte 20 topa (futbolli), edhe pse ishin të tërë prej lecke. Plus 12 uniforma, të hekurosura dhe të palosura mirë: nevojiteshin “si buka” në fushat e gjelbra të ishullit të Madeiras. Andorinja, etapë fillestare e karrierës së Ronaldos në Funkal, ishte klubi i vogël ku babai bënte kopshtarin dhe magazinierin. Atje ku CR7 fëmijë studionte festimet e para. Qëndroi për dy vite e gjysmë, më pas kaloi te Nacional de Madeira për “një kafshatë buke”, shkruan panoramasport. Drejtuesit e Andorinjas u kanë mbijetuar pengjeve: “OK, në një moment të dytë 20 topa dhe 12 uniforma mund të duken një çmim i turpshëm për Cristiano Ronaldon, por ishte vetëm dhjetë vjeç… Askush nuk do e kishte menduar këtë karrierë të jashtëzakonshme”, tregon Rui Santos, presidenti i asokohe i Andorinjës. Sot bën po rolin e presidentit, por te Hunta da Freguesia i San Antonios, organ politik i lagjes ku ka lindur CR7 dhe nuk mendon më për transferimin e pafat: “Mbizotëron krenaria që është rritur këtu: vetëm kur bëri hapa përpara, me transferimin te Unied, të gjithë vumë re këtë ‘diamant’ që bën krenar gjithë Portugalinë”, shton. Legjenda tregon që, falë të atit, Cristiano u mor nën moshë, vetëm 7 vjeç. Kushëriri Nunjo luante atje dhe akoma më përpara vëllai Hugo kishte bërë një përpjekje. Më pas u transferua ai djalosh i imët që bëri historinë.