Lajme

Kocijançiq: Bisedimet për çështje tregtare mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë

By FerizajPress

April 05, 2016

Maja Kocijançiq, zëdhënës e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbsië për çështje tregtare.

Diskutimet e djeshme janë “kryer në atmosferë të mirë dhe konstruktive dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për lehtësimin e lejimit të lëvizjes së lirë për tregti dhe mallra, përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Maja Kocijançiq, raporton Radio Evropa e Lirë,përcjellë Klan Kosova.

Këto komente u bënë pasi mbrëmë kanë përfunduar pa rezultate bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme, të njohura si ADR.