Lajme

Kocijançiç: Na vjen keq për anulimin e takimit në Vjenë

By FerizajPress

April 21, 2016

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijançiç sot për Telma ka konfirmuar që takimi në Vjenë me liderët politik të Maqedonisë është anuluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kocijançiç ka shprehur keqardhje për dështimin e mbajtjes së bisedimeve në Vjenë, duke paralajmëruar se në mënyrë plotësuese do të publikohet reagimi zyrtar i KE.

“Na vjen keq që nuk mund të mbahet takimi i liderëve i planifikuar në Vjenë për 22 prill. Vazhdimisht themi që mossuksesi i Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze për vendin.

Mbetemi në dispozicion për tu dalë në ndihmë partive, tani dhe në të ardhmen. Por, përgjegjësia për sigurimin e përparimit demokratik dhe progresit në rrugën euro-atlantike është në duart e vetë partive, në interes të qytetarëve dhe shtetit të tyre. Tani ata duhet të arrijnë rezultate, ka thënë Kocijançiç.

Ajo ka paralajmëruar që së shpejti Komisioni evropian do të del me reagim më të hollësishëm./Telegrafi/