Lajme

Koci: Specialja, rezultat i politikës jo të mençur

By FerizajPress

September 25, 2016

“Ne nuk kemi bërë asgjë për të ndjekur krimet që supozohet që janë kryer nga shqiptarët. Serbia është treguar më e mençur. Ka bërë disa procese të rrejshme por në aspektin ndërkombëtarë ka përfituar”, ka thënë Avokati Koci në TV Dukagjini.

Sipas tij, Gjykata Speciale është diskriminuese vespe do të merret vetëm me krimet që supozohen se janë kryer nga shqiptarët. Ndërsa, shton se UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë kryer punën e tyre.

Të dy këto misione, sipas Kocit, do të ishin më të suksesshme sikur të kishin më shumë komunikim dhe bashkëpunim me vendësit. Ndryshe, për rrethanat në të cilat kanë funksionuar, thotë se që të dy misionet kanë qenë të suksesshme.

Koci megjithatë shprehet se Tribunali i Hagës ka qenë gjykata më e mirë për të akuzuarit potencial.