Lajme

Koci: Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt është sulm ndaj Kosovës

By FerizajPress

February 05, 2017

Ai ka theksuar se kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një çasje të re në dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net

“Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e z.Haradinaj, për krimet e supozuara në Kosovë, akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj”, ka shkruar avokati Koci.

Lexo postimin e plotë:

Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e z.Haradinaj, për krimet e supozuara në Kosovë, akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj.

Për më tepër, përpjekjet e Serbisë për ndikim në drejtësinë franceze, prej momentit të ndaljes së z. Haradinaj, nuk kanë të ndalur.

Pse duhet në një çështje juridike, të deklarohen në kontinuitet, Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sërbisë?

Është koha e fundit, ti mbrojmë interesat e vendit.

Politikanët në pushtet nuk guxojnë të sillen thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një çasje të re në dialogun me Serbinë.

Defetizmi apo kryeneçësia nuk janë zgjidhje.

Platforma duhet të jetë e qartë dhe në shërbim te interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.