LeBron James dhe Kobe Bryant janë “rival” kur vie puna tek çështja e më të mirit në histori të NBA (bashk me Michael Jordan). Kjo është një arsye pse fansave të Bryant nuk i’u pëlqeu ta shohin James në fanellat e Lakers. Kishte nga ata që dëmtuan edhe “grafitit” që u vizatuan në muret e LA, me fytyrën e “mbretit”. Sa i përket kësaj çështje, Bryant nuk është aspak i kënaqur. Ai mendon se duhet lënë anash rivalitetin mes dy lojtarëve dhe të bashkohen në përkrahje të klubit, pasi sipas Kobe, skuadra është primare. “Fansat e mi duhet ta përkrahin LeBronin. Gjaku im është “verdh e vjollcë”. Skuadra është mbi të gjitha. Ai do ta ndihmojë skuadrën të fitojë tituj. Duhet ta përkrahin. LeBron – Bryant do të mbetet diskutim i pa shteruar. Por a do t’ia arrijë James t’i sjellë skuadrës dhe tifozëve të Lakers ato që solli Kobe, mbetet të shihet në sezonin që po afron. /Lajmi.net/