Lajme

KMDLNJ vizitoi të dyshuarin për plagosjen e Vllasit

By FerizajPress

March 14, 2017

Sipas njoftimit të KMDLNj – së sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte në raport me të ndaluarit dhe nuk kanë paraqitur ndonjë vërejtje.

Në Qendër të Mbajtjes, Murat Jashari, i cili është arrestuar si i dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit Gashi, është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit.

M.J. i ka deklaruar KMDLNj se edhe terapinë që e ka përdorur para arrestimit , të njëjtën e merr edhe në Qendrën për Mbajtjes. Ai kishte problem me frymëmarrje dhe e përdorë aparatin sikur edhe probleme me depresion dhe për këtë ka trajtim të përditshëm.

Edhe i ndaluari A. Ll. pohoi se ndaj tij ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje në as në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, transportimit, marrjes në pyetje por as ndaj ndaj sjelljes së stafit të Q. Mbajtjes.

Të dy janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.

Të intervistuarit kanë deklaruar se , që nga arrestimi , ora 10.00 e deri sot në mëngjes atyre nuk u është ofruar ushqim ndonëse kanë kërkuar. Sipas rendit shtëpiak , në Qendrën e Mbajtjes darka servohet në ora 17 .00 kurse të arrestuarit janë vendosur në ora 21.00.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria. KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate për punë, thuhet në njoftimin e KMLDNJ-së.