Ferizaj.30.09.2017. Klubi “Rotary” në Ferizaj, ka siguruar mjete financiare edhe për 27 bursa studentore për vitin e ri akademik 2017-2018. Këto mjete, shuma e të cilave nuk u bë e ditur, janë mbledhur nga pronarë të firmave në Ferizaj, si dhe nga mërgimtarë. Në takimin e këtij klubi me donatorë, u tha se numri aktual i bursave pritet të rritet edhe më tej, falë solidaritetit të afaristëve dhe bashkatdhetarëve të kësaj ane.
Kryetari i klubit ‘’Rotary’’ në këtë qytet, Haziz Rysha, tha se po bëjnë përpjekje që të grumbullojnë sa më shumë mjete, në mënyrë që studentëve me kushte të vështira ekonomike, t’ua mundësojnë shkollimin e mëtejmë.