Ferizaj

Klubi Rotary hap konkurs për 31 bursa për studentët e Ferizajt

By FerizajPress

October 17, 2016

Klubi Rotary në Ferizaj edhe këtë vit akademik ka shpallur konkurs për dhënien e 31 bursave për studentët e komunës së Ferizajt me nga 50 euro në muaj për një periudhë 10 mujore.

Klubi Rotary fton studentët që t’i plotësojnë kushtet e konkursit, njëkohësisht edhe donatorët e rinj që t’i bashkohen këtij misioni.

Ndër kriteret të cilat kërkohen për të aplikuar për bursat që ndan ky klub është që studentët duhet të jenë banorë të komunës së Ferizajt, të jenë student të rregullt në universitete publike apo private në Kosovë, të cilat janë të licencuara nga institucionet kompetente.

Klubi Rotary edhe në vitin e kaluar ka dhënë 22 bursa për student të kësaj komune.