Ferizaj

Klubi Rotaract dhe klubi Rin’On shpërndajnë 150 dhurata për fëmijët e minoriteteve

By FerizajPress

December 31, 2016

Ferizaj.31.12.2016. Klubi Rotaract në bashkëpunim me të rinjtë e klubit Rin’On nga Ferizaj në ditën e fundit të këtij viti kanë shpërndarë 150 dhurata për fëmijët e minoriteteve.

Këta të rinj në pasditen e së shtunës në lagjen e Sllahanes kanë gëzuar 25 familje  në nevojë të komunitetit ashkalinjë ku për fëmijët e tyre kanë shpërnda 150 dhurata për festën e Vitit të Ri.

Kryetari i Klubit Rotaract , Nuhi Çerkini me këtë rast ka falënderuar aktivistët e rinj si dhe anëtarët e klubit Rotaract  të cilët dhuruan  dhe  ndihmuan në grumbullimin e mjeteve.

Çerkini ka bërë të ditur se mjetet  për këto dhurata  ishin 150 euro nga Koncerti i të rinjve Rin’On dhe 100 euro nga anëtarët e klubit rotaract.

Për këto ndihma në emër të familjeve të ndihmuara  këta të rinj i ka falënderuar Asllan Kryeziu, nënkryetar për komunitete  nga PDAK në Komunën e Ferizajt.