Sport

Klubi publikon videon zyrtare të titullit kampion (Video)

By FerizajPress

April 25, 2016

Juventusi e ka fituar titullin e Seria A për të 5-tin vit radhazi.

‘Zonja e Vjetër’ pati një start tejet të dobët këtë edicion, mirëpo u rikthye në mënyrë të jashtëzakonshme, duke marrë 73 pikë nga gjithsej 75 të mundshme nga 31 tetori i vitit të kaluar, transmeton Gazeta Blic.

Ky titull është i pesti me radhë për Juventusin, dhe i 34-ti në historinë e klubit.

Pas videove të publikuara të festimeve të futbollistëve, edhe klubi e ka publikuar një video zyrtare për të shënuar titullin e kampionit.

Shikojeni atë më poshtë. /Gazeta Blic/