Ferizaj

Klubi i Ping-Pongut “Ahmet Hoxha” shënon histori

By FerizajPress

April 21, 2017

Me 20/04/2017 në Prishtinë u zhvillua Derbi i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në Pingpong ndërmjet Kpp Ahmet Hoxhës dhe Kpp Prishtinës.

Pas një kohe të gjatë lojtarët nga Ferizaj befasuan kampionin e shumëfishtë të Kosovës që konsiderohej favorit edhe për këtë derbi. Në fitoren e parë të Kpp Ahmet Hoxhës ndaj Kpp Prishtinës në garat ekipore kontribuuan të gjithë lojtarët duke shënuar fitore në ndeshjet e tyre të drejtpërdrejta me lojtarët e Prishtinës, të cilët fituan vetëm në duelin e çifteve. Kpp Ahmet Hoxha me këtë fitore e siguroj vendin e parë në sezonin pranveror.