Ferizaj.25.12.2017. Klubi i Karatesë “Sharri” shënon 20 vjetorin e themelimit.Nderon me mirënjohje të gjithë ata që kanë kontribuar në ecjen e suksesshme të këtij klubi
Klubi i Karatesë” Sharri” nga Ferizaj, me një manifestim ka shënuar mbrëmë 20 vjetorin e ekzistimit.Me këtë rast, është thënë se ky klub e ka një histori e cila që nga themelimi lidhet kryesisht me kontributin e familjes Shaqiri .Folësit me këtë rast e kanë çmuar punën profesionale që po bëhet në klub, ndërsa kanë thënë se sukseset si në garat ndërkombëtare e vendore po e bëjnë krenar Ferizajn, por edhe Kosovën. Në këtë manifestim klubi ka ndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në ecjen e suksesshme të klubit.
Më 1997 në Ferizaj, Shaban Shaqir, tashmë i ndier me të bijtë e tij, Shemsiun dhe Afrimin themeluan Klubin e Karatesë “Sharri”.Atëbotë kishin vendosur që përmes sportit e në veçanti karatesë ta sfidonin regjimin okupues serbë. Prej asaj kohe e deri më tani nëpër klub kanë defiluar shumë karateist të cilët klubit i kanë sjellur shumë trofe e medalje.Këto suksese që lidhen me emrat e vëllezërve Shaqiri, kanë bërë që klubi të vazhdoi me punën drejt sukseseve tjera.Në manifestimin e 20 vjetorit të themelimit dhe ekzistencës së klubit që u mbajt mbrëmë, është folur për të arriturat e klubit si në arenën ndërkombëtare e atë vendore. “Njëzet vjet më pas jemi këtu me ju të dashur mysafir.Jemi këtu me plotë suksese, me shumë trofe e medalje, me shumë mirënjohje e kampionë.Kjo e tregon më së miri, se ky vullnet asnjëherë nuk u shterr , por përkundrazi po vazhdon drejtë sukseseve tjera.”theksoi Kreshnik Idrizi nga ky klub.
Se asnjëherë nuk kanë dyshuar në sukseset e këtij klubi e kanë thënë edhe drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës.Ata e kanë çmuar punën profesionale të trajnerëve në avancimin e këtij sporti, ndërsa kanë shtuar se puna e tyre po dëshmohet me numrin e madh të talentëve që po nxjerrin çdo ditë. Ish-kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nezir Rama, ka vlerësuar rolin e Shaban Shaqirit dhe djemve të tij në themelimin dhe rriten e klubit,ndërsa Ismet Krasniqi, kryetar aktual i Federatës, ka vë në dukje se këta djelmosha me punën që po e bëjnë Kosovës do t’I sjellin edhe shumë medalje. Përkrahje klubit i ka dhënë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, e cila ka thënë se sukseset e klubit e bëjnë krenar edhe qytetin e Ferizajt. Madje ka shtuar se të jesh në mesin e sportistëve të dalluar të këtij klubi është privilegj. Historia e këtij klubi lidhet me emrin e familjes Shaqiri. Kryetrajneri i këtij klubi njëherësh edhe seleksionues i përfaqësuesve të Kosovës për të rinj, Shemsi Shaqiri, ka vë në dukje se këto suksese janë motiv shtesë për të ecur edhe më tutje drejtë sukseseve tjera.Ai ka falënderuar karateistet e klubit, federatën, donatorët por edhe vëllezërit e tij, Afrimin e Qëndrimin, që po punojnë me përkushtim në mbajtjen e frymës fituese në klub. Në fund klubi me mirënjohje i ka nderuara të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në sukseset e klubit.