Ferizaj. 15.07.2018. Në turneun ndërkombëtar të karates të mbajtur në Stamboll të Turqisë,Klubi i Karates “Sharri” me mjaft sukses ia ka dalë që ta përfaqësoi Kosovën.Në një konkurencë të fortë,karateistet e këtij klubi jane stolisur me dhjetë medalje.Duhet permendur karateistin Altin Maloku, i cili në konkurencë ekipore mori medaljen e artë.Pas kthimit nga ky turne, ai është shprehur tepër i kënaqur me ketë pjesmarrje duke vë në dukje se në konkurencë ishin garues nga 40 shtete. “Ndjehem tepër i emocionuar për këtë sukses.E falenderoi nga zemra klubin, trajnerët por dhe familjen.Nuk do të ndalem, do të punoi që në vazhdimësi vendit t’ i sjelli medalje” thotë Altini
Në këtë turne shkëqyen edhe karateistet tjerë si Artiol Shaqiri Kumite I , kategoria III, Fatjon Bajrami, Kumite I, ekipore I, Kujtim Thaçi,Kumite II, ekipore I,Reald Emerllahu, Kumite III,Rona Emerllahu,Kumite III she Edi Haziri, Kumite III. Klubi i Karates “Sharri” ,me një taditë të madhe po dëshmohet si një vatër sportistësh nga e cila po dalin emra të njohur të këtij sporti luftarak.