Ferizaj

Klubi i gazetarëve “Haki Braha” shpreh ngushllime për humbjen e kolegut Avni Shabani

By FerizajPress

December 16, 2020

Humbja e kolegut , gazetarit sportiv e udhëheqësit të përkushtuar në fushën e kulturës ,rinisë e sportit është tronditëse për ne.

Shprehim ngushllime të sinqerta për familjen Shabani, kolegët e Avniut dhe të gjithë bashkëqytetarët ferizajas.

Sot të gjithë ne e kemi humbur një mjeshtër të penës, e të zërit radiofonik , por ndihemi krenar që kishim një shembull të rrallë prej profesionisti në mesin tonë i cili ishte pasionant për ta ndjek informacionin edhe kur nuk kishte kushte.

Avni i dashur , pusho i qetë sepse i ke dhënë këtij publiku më të mirën nga vetja.

Kolegët do të të kujtojnë përherë si shok , dashamir e njeri të rrallë , ndërsa publiku si gazetar profesionist të qetë e të përkushtuar.

Me respekt klubi i gazetarëve ferizajas “ Haki Braha”