Ferizaj

Klubi i Boksit “Kastrioti” nga Ferizaj nderon me “Mirënjohje” Kryetarin Rufki Suma

By FerizajPress

January 18, 2019

Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim rasti z.Besnik Vranovci, trajnerin e Klubit të Boksit “Kastrioti” nga Ferizaj si dhe anëtarin e këtij klubi Shpend Kiki. Vizita e sportistëve nga ky klub ishte falënderimi për kryetarin Suma për përkrahjen e boksierit Shpend Kiki i cili mbron ngjyrat e këtij klubi, me ç’rast kryetari Suma u nderua me mirënjohje nga ky klub. Ndërsa Kryetari Suma duke falënderuar për vizitën dhe “Mirënjohjen” u zotua edhe një here se Komuna e Hanit të Elezit do të përkrahë aktivitetet sportive si ato ekipore por edhe ato individuale për të gjith ata që me angazhimin e tyre arrijnë rezulrtate të mira