Sot është mbajtur konferencë për medie ku edhe është diskutuar rreth objektivave të këtij klubi si dhe është vazhduar bashkëpunimi me afaristin nga Gjermania, Xhevxhet Ajeti.
Udhëheqësit e klubit u shprehën të kënaqur me këtë rast dhe poashtu falënderuan edhe sponsorët vendor të cilët i kanë ndihmuar edhe në të kaluarën.
“Ne si klub e falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme z.Ajeti dhe premtojmë se kjo mbështetje do të përkthehet në punë dhe sukses nga ana jonë.” Kanë thënë nga klubi.
Kujtojmë se Klubi “Fer Volley” është një klub i mirë organizuar dhe konsiderohet si ndër klubet më të forta në këtë disiplinë sportive, kanë fituar edhe trofe të ndryshëm në nivel të shtetit.