Ferizaj

Klubi FC Ferizaj arrijnë marrëveshje sponsorizimi me Bankën Ekonomike!

By FerizajPress

December 01, 2021

Marrëveshja është arritur ndërmjet drejtuesve të klubit, konkretisht kryetarit te klubit Lulzim Abazit dhe zëvendës drejtorit të Bankës Ekonomike Arijan Haxhibeqiri, dhe drejtorit të degës në Ferizaj, Bestor Syla.

“Me Bankën Ekonomike dhe sponsorët e tjerë të klubit vazhdojmë fuqishëm drejtë synimeve e rrugës së suksesit, Falënderojmë Bankën Ekonomike për bashkëpunimin, partnerin më të ri të klubit FC Ferizaj” thuhet në njoftimin e klubit.